Si te pergadisim Krofne


Krofnet është një lloj embëlsire që përgatitet me miell, qumësht, vezë dhe mund të mbushet në brendësi, me reçel, çokokrem, çokollatë apo sheqer pluhur.

Përbërësit

500 ml qumësht

5 lugë sheqer

1 lugë kripë

4 kokrra vezë

Vaj misri

I kg miell

Maja buke

Sheqer pluhur

Reçel ose çokollatë

Përgatitja

Si fillim do të përgatisim brumin. E përziejmë majanë e bukës me pak qumësht . Më pas hedhim 4 të verdhat e vezëve duke shtuar sheqerin dhe pak kripë. Shtojmë miellin dhe të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me njëra-tjetrën, derisa brumi të formohet dhe mos të ngjisë. Brumin e përgatiur e vendosim në një enë dhe pasi e mbulojmë, do të presim derisa të vijë. Kur brumi të këtë ardhur, e ngjeshim brumin me pak ujë. E fusim brumin edhe njëherë në enë dhe e mbulojmë. Presim pak, derisa brumi të jetë gati, në mënyrë që të hapim petët. Për të hapur petët, brumit i shtojmë pak miell të thatë. Mund të përdorim një gotë, për ti dhënë petave formë të rrubullakët dhe pasi i kemi bërë në formë të tillë, i mbulojmë për gati 40 minuta. Në tigan, hedhim vaj dhe i vendosim krofnet për t’u skuqur. Mund t’i mbushni brenda me reçel, marmaladë ose çokollatë, sipas dëshirës. Pjesës së sipërme të krofnes, mund t’i shtoni sheqer pluhur.





Patate të furrës me domat


Përbërësit:

Patate 1 kilogram

Qepë 2 kokrra mesatare

Domate 3 – 4 kokrra

Vaj 4 – 5 lugë gjelle

Kripë

Piper

1 gjethe dafine

Përgatitja:

Patatet e pastruara priten në formë rrethi, kaurdisen lehtë me pak yndyrë dhe hidhen në tavë. Kaurdiset ndërkohë qepa me vaj sa të zbutet pak, hidhen domate të qëruara nga cipa, vazhdohet kaurdisja, shtohet kripë, piper, spec i kuq, gjethe dafine lëng mishi ose ujë dhe pasi të marrë valë t’u hidhet patateve.

Vihen sipër feta domate dhe tava futet në furrë për t’u pjekur. Gjella duhet të dalë me fare pak lëngë nga furra. Me mënyrën e shpejtë bëhet dhe pa kaurdisje. Në këtë rast patatet vihen në tavë të pakaurdisura, hidhen sipër qepë të prera në formë rrethi, kripë, piper, gjethe dafine, domate të grira, përzihen, vihen sipër feta domatësh, hidhet vaj dhe piqet në furrë. Në fund hidhet majdanoz i grirë hollë.


Byrekë me mish



Për harxhin duhen
500 gr mish viçi I grirë
500 gr qepë
1 domate
2 lugë gjelle salcë
Kripë, piper i zi, 4 lugë vaj,

Për brumin e byrekut duhen
200 ml ujë,
450 gr miell për Peta
1 lugë uthull
2 lugë vaj

Zëmë brumin e byrekut, e ndajmë në 12 masa në formë topi dhe i lëmë për 1 orë, pastaj copëtojmë qepët i skuqim bashkë me vajin për 10 min, hedhim mishin, kripën, piperin vazhdojmë skuqjen, pastaj hedhim domaten e grirë në rende, salcën dhe e ziejmë per 15-20 min. Marim 1 masë të brumit e hollojm në formë pete e lyejmë me vaj ulliri me furçë gatimi , e ndajmë në dy pjesë, çdo gysëm e palosim në dy pjesë, e lyejm me pak vaj, në anë hedhim 1 lugë gjelle harxh dhe I palosim në trekëndësh, i vendosim në taven e lyer me pak vaj derisa të mbarojë proçesi, në fund rrahim 1 kokërr vezë me pak qumësht dhe i lyejmë sipër byrekët me këtë masë me furçë gatimi, i pjekim në furrë të lartë për rreth 20 min
Ju bëftë mirë !

Torte me Banane




Perberesit per nje torte: 
130 gr miell
150 gr sheqer
100 gr gjalp ne temperature ambienti
2 veze te medha
3 banane te pjekura
2 luge te vogla pluhur pjekes(rreth 60 gr)
1/2 luge te vogel kanelle
1 bustine vanilje
100 gr arra(ose bajame)
pak kripe sheqer pluhur per dekorim.

Përgatitja:
Rrahim gjalpin e zbutur ne temperature ambjenti bashke me sheqerin dhe pak kripe derisa te formojme nje perberje kremoze,shtojme 1 nga 1 vezet dhe vazhdojme perzierjen.Shtypim bananet me 1 pirun per ti bere purè (ose i kalojme me mikser) dhe ia shtojme mases se mesiperme.Se fundi shtojme edhe miellin,kanellen ,arrat e therrmuara,pluhurin pjekes dhe vaniljen duke i perziere derisa brumi te jete i njetrajtshem.Lyejme me gjalp dhe me miell nje stampe per torta me diameter 24cm dhe hedhim brumin qe pergatitem mesiper duke e niveluar ne siperfaqe.E pjekim torten ne furre te parangrohur 180(grade celcius) per 40-45 minuta.Kur kjo embelsire te jete gati,e leme te ftohet perpara se ta heqim nga stampa dhe e sperkasim me sheqer pluhur.

~Keshille:Per t’i dhene nje arome ndryshe mund te shtoni ne vend te arrave te grira,100 gr amareta te therrmuara te cilat i japin tortes me banane shijen e kendeshme te bajameve.Gjithashtu siperfaqen e saj mund ta dekoroni me krem marenge per ta bere me te paraqitshme nese e servirni me rastin e ndonje feste.

Bakllavë me petë të gatshme



bakllav

Nje pako me pete te gatshme 1 kg
250 gr arra
500gr gjalpe
200 gr biskota te thermuara
20 gr kanelle
Per shurupin:
1kg sheqer
450 ml uje
1 kokerr mesatare limoni
vanilje
PERGATITJA: Petet fillimisht te thahen para se te shtrohen ne temperature ambienti.
Marrim 1 tepsi mesatare dhe vendosim petet e thara.Ne cdo dy fije pete i sperkatim me gjalpe.
Kur te arrijme ne gjysmen e mases se peteve te gatshme hedhim arrat e perzjera me biskota dhe kanella ne te gjithe siperfaqen e tepsise.
Vendosim perseri pjesen tjeter te peteve si me pare.
Ne perfundim te peteve e presim bakllavane ne formen e bakllavase.E sperkatim me gjalpe edhe e futim ne furre te piqet ne temp 110grade per 2 ore e 30min.
Pasi te ftohet ballkavaja pergatisim shurupin.Hedhim sheqerin me ujin e leme te zjeje derisa te marre vale.Ne piken e vlimit te ujit me sheqerit shtrydhim 1 kokerr limon dhe i hedhim lengun e limonit.Pak me vone shtojme dhe vanilje
E leme te zjeje dhe 10min dhe e heqim nga zjarri.
Pasi bakllavaja ftohet plotesisht hedhim shurupin e nxehte
Sherbehet e ftohte
Ju befte mire !

Katrore Me Kokos



Përbërësit:
3 veze
2 gota sheqer
2 gota kos
1 gote vaj
1 pluhur paste
1 sheqer vanile
2-3 gota miell

Për mbështjellje:
1 filgjan uje
1 filgjan sheqer
1 margarin
1 qokollate per zierje
1 luge kakao

Përgatitja:
Mirren te gjithe perbersit dhe bashkohen dhe perzihen e qiten ne tepsi te lyer me yndyre dhe te permillur. Piqen ne temperature 200 grade per 20 minuta. Per siguri provohet me rremojse dhe pasi qe shohim se eshte pjekur e largojme nga zjarri. Presim sa te ftohet dhe e ndajme ne katrore sipas deshires. Ne anen tjeter e ziejme perzirjen me ujin, sheqerin, margarine, cokollaten dhe kakaon. Si te vloje kjo perberje e largojme nga zjarri dhe cdo katrore te pandispanjes e kalojme neper kete sherbetin e zier dhe pastaj neper kokos.

Kete recete e provova edhe vet para disa ditesh, ishte shume e shijshme dhe i ruhet shija per disa dite sepse mbeshtjellja e ngurte prej cokollate dhe margarine bene qe masa e mbrendshem te ruhet e bute .

Bombica



Përbërësit:
700 gr keksa (biskota) te bluera
500 gr qumsht
250 gr margarin (gjalp)
5 lug kakao ( luge te gjelles )
500 gr kokos
5 luge sheqer ( lug te gjelles )

Përgatitja:
Se pari 700 gr keksa i veme ne nje ene te thell te te vendosim 5 lug kakao dhe 5 lug sheqer i perziejm . Pastaj margarinin ( gjalpin) e shkriejm se bashku me 500 gr qumsht,dhe kete mase e vendosim mbi keksat e bluer,i perziejm deri sa masa te bashkohet masa.Pastaj i marrim keksat dhe i bejme ne forme te rrumbullaket te i lyejm me kokos te gjitha me rradh./recetagatimishqip

Qofte shtëpie



receta gatimi

Përbërësit

Mish: 70 gram

Qepë: 1 kokërr

Hudhër: 1 thelpi

Patate: 1 kokërr

Vezë: 2 kokrra

Bukë: 2 feta

Përgatitja

Në një tas të thellë hedhim mishin e grirë dhe më pas shtojmë qepën, hudhër, pataten, 2 vezët dhe 2 feta bukë të thekura dhe të thërmuara.

Më pas shtojmë kripën, piperin, majdanoz, koper. Përzierja lihet në këtë mënyrë për 2 orë, në mënyrë që të njësohet shija e përbërësve me njëri – tjetrin.

Më pas me masën e përftuar formojmë qoftet në formën e dëshiruar dhe i squqim me vaj ulliri.

Tiramisu me çokollatë


Përbërësit:

Për biskotat:

150 g miell

 130 g sheqer

3 vezë

50 g niseshte

maja për ëmbëlsira

vanilje

 

Për kremin:

5 veze

150 g çokollatë në copëza

500 g maskarpone

200 ml kafe

120 g sheqer

100 g kakao

 

Përgatitja:

 

Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe rrahim këto të fundit duke hedhur sheqerin pjesë pjesë. Vazhdojmë rrahjen e të bardhave derisa të arrihet një masë e fryrë. Më pas shtojmë të verdhat dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të bëhet një masë kremoze.

 

Përziejmë përbërësit e thatë se bashku dhe i shtojmë tek vezët duke i situr dhe trazuar ngadalë, nga poshtë lartë. E hedhim masën e përgatitur në xhepin e pastiçerisë dhe e hapim në tavë. E pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 180 gradë celsius për rreth 10 minuta.

 

Përgatitja e kremit për tiramisu: 

Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rrahim të bardhat derisa të arrijmë një masë të fryrë. Me pas i vendosim në frigorifer.

 

Në rrahësin elektrik, hedhim të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin. I rrahim në shpejtësi mesatare. Duhet ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë. Shtojmë marskarponen dhe i përziejmë mirë së bashku. Me pas shtojmë dhe te bardhat e vezëve. I përziejmë me kujdes nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene.

 

Në tavë fillojmë shtrojmë biskotat duke i lyer me parë me kafe. Vendosim një shtrese biskota dhe me pas hedhim një shtrese kremi. E hapim mire në të gjithë sipërfaqen e tavës. Sipër shtojmë kakao dhe copëza çokollate. Vazhdojmë kështu dhe me shtresën e dyte. Pasi e kemi përfunduar e vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë. Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë.

role-me-spinac

Perberesit  per  brumin:

  • 1 kg miell
  • 1 luge tharem buke
  • 1 veze
  • ½ l qumesht
  • 3 luge vaj
  • 2 luge sheqer
  • 1 luge krip

Perberesit  per mbushjen:

  • 2 veze
  • 160 gr margarine
  • 400 gr djath
  • 500 gr spinac
  • Pak krip
  • 2 te verdha  te  vezes  dhe  susam

Pergaditja:

Pasi te jete fermentuar tharmi me pak uje te vaket ,e perzien me vezen,qumshtin pak te vaket,vajin ,kipen,sheqerin dhe ne fund ia shtojem miellin ngadale duke e perzier qe te behet nje brum I njetrajshem dhe I forte.Brumi vendoset ne tavolinen e permillur  dhe nga ky brum ndahen 4  toptha te barabart .Nga secili topth hapet nje pete  se pari me hollues e pastaj vazhdojme  rritjen  me dore  ne madhesi te tavolines  dhe e shtrijem  mire .Pastaj e sterpikim  me disa pika vaj  dhe ja qesim  mbushjen  si  ne foto   dhe  e  mbeshtjellim  ne forme  roleje .  Keshtu  vazhdojme  edhe  me topthat tjere.

Mbushja  behet  me i  rrahim  vezet me  margarine  derisa te zbutet mire margarina  dhe ia  shtojme  djathin  e  grire  ne rende  ose  i imtesuar me dore  dhe spinaqin  e lare ,te grire imet  dhe  te  perzier me djathin,vezen,dhe margarine  dhe krip sipas shijes.Mendoj se udhezimi ne foto eshte mjafte i qarte sa i perket radhitjes  ne tepsi.Pasi te jete  mbushur  tepsia  do  ta  lyejme  me  te  verdha  te  vezes  te  perziera  ma pak  vaj  dhe  permbi i qesim  susam  dhe  e leme  te  qendoj   dikun afer  20 minuta  dhe  e pjekim .

Mos harrojme  se tepsine  e mbulon  me leter per pjekje dhe e pjekim byrekun  ne 200 grade  derisa  te piqet dhe derisa eshte akoma I ngohte  ne  furre    e   sterpikim  me pak qumesht  dhe kthehet prap ne furr    te  nxehete  edhe  per  pak minuta  .

Images

 

I presim domatet ne feta dhe i veme ne nje ene (jo alumin).

Peberesit:
3 kg domate jeshile
1/2 selino
300 gr ullinj te zinj pa berthame(nqs doni)
3-4 thelpij hudhra
1 tufe koper
6 speca te vegjel te kuq,ose 3 te medha
150 gr kripe e trashe
vaj ulliri
4 vazo qelqi 250 gramshe
I presim domatet ne feta dhe i veme ne nje ene (jo alumin). Shtojme selinin ne copa,hudhren ne feta dhe specat ne copa te medha. Hedhim kripen,perzjejme mire e i leme 24 ore, duke e tundur enen shpesh.
Pas 24 oresh ,i shtrydhim domatet me dore dhe i veme ne nje ene ku shtojme dhe ullinjte(po te doni). E ndajme masen neper vazo qelqi te streilizuara mire ,duke lene 1mm poshte grykes. Hedhim dhe vaj ulliri siper dhe mbyllim kapaket,duke i lene vazot dhe 1 dite te clodhen. Me pas kontrollojme nivelin e vajit neper vazot. Nqs eshte ulur,shtojme dhe ca tjeter qe te mbulohen domatet. I kullojme dhe ruhen per 1 muaj.
Shenim: Po ti doni pikante mund te zevendesoni nje pjese te specave me djegese.

petulla-te-shpejta

  • 250 gr miell
  • ½ pluhur paste, pecive
  • Pak krip
  • Nje luge sheqer
  • 2 ve
  • Nje sheqer vanile
  • 300 ml jogurt

Per fergim:

  • Vaj
  • Sheqer pluhur per pluhurosje

 

Mirren jogurti dhe vezet perzihen dhe pastaj shtohet mielli i perzier me pluhur paste dhe kripe dhe sheqer + sheqer vanilje dhe perzihet derisa te behet nje mase homogjene. Kur brumi te jete gati, nxehet vaji dhe nga kjo mase me nje luge gjelle nxirret masa dhe qitet ne vaj te nxehte dhe fergohen mire ne te dyja anet dhe renditen pastaj ne leter kuzhine qe te mpihet yndyra e tepert. Duhet pasur kujdes qe temperatura te mos jete shume e madhe sepse petullat skuqen shpejt dhe nuk piqen mjaftueshem brenda. Pastaj i pluhurosim me sheqer pluhur dhe i sherbejme te nxehta.