Thjesht ideja se ti egziston,më bën të lumtur...
Para se të lidhni kurorë flisni dhe caktoni disa kufinjë..
Duhet ditur se sa përputhen mendimet,karakteret,
se si e sheh të ardhmen i/e fejuara.
Mundohuni të kuptoni se çfarë i pëlqen dhe çfarë urren ai/ajo.
Biseda të tilla në fillim të fejesës/martesës
do t'ju shmangin nga problemet e shumta
dhe mosmarrëveshjet që mund të keni më vonë në jetën bashkëshortore.
Ato(marreveshjet),janë të domosdoshme për ata që kanë si synim
të kenë një martesë të suksesshme,dhe të lumtur..!
-Konsultohuni mes vete në mënyrë specifike në çështjet familjare,jepja gruas tende ndjenjën se mendimi
i saj është i rëndësishëm për ty
- Analizojeni mendimin e saj me kujdes.
Të jeni të gatshëm të ndërroni mendimin tuaj për mendimin e saj nëse është më i mirë.
-Nëse doni ta lini partnerin sepse ka diçka tek ai që nuk ju pëlqen, atëherë do të lini çdo person me
të cilin lidheni, sepse të gjithë njerëzit kanë diçka që nuk e pëlqejmë.
-Ti je borziloku i shtëpisë prandaj bëje burrin tënd që të ndjejë këtë erë që në momentin e futjes së
tij në shtëpi.
-Shmanguni sulmeve ndaj bashkëshortës për shkak të ushqimit të keq pasi që i Dërguari (sal-lall-llahu
alejhi ve sel-le-lem) asnjëherë nuk ka fajësuar asnjë prej grave të tij për këtë. Nëse e pëlqen ushqimin, ai hanë, dhe nëse nuk e pëlqen atëherë ai nuk hanë dhe nuk komenton.
-Kujdes!Pa marrë parasysh se sa shumë partneri juaj ju zemëron, mos lejoni që nga goja juaj të dalin
fjalë që do ta lëndonin thellë atë. Problemet personale dhe mungesat e partnerit tuaj nuk mund t’i përdorni si armë për ta lënduar atë. Në këtë mënyrë do të humbni besimin, e së shpejti
edhe dashurinë.
-Një shtëpi e lumtur, është ajo ku secili partner i jep mundësinë tjetrit të ketë të drejtë, edhe pse
asnjëri nuk e beson.
- Burri duhet të jetë zemërgjerë brenda mundësive të tij financiare. Ai nuk duhet të jetë koprrac me të
hollat e tij (por jo edhe shkapërdar).Ai fiton shpërblime për të gjitha shpenzimet për mirëmbajtjen e bashkeshortes se tij, madje edhe për një copë të vogël të bukës me të cilën e ushqen me
dorën e vet (sipas hadithit). Ai me të madhe nxitet që t’i jap të holla asaj para se ajo të kërkojë.
-Degjo me kujdes hallet e bashkeshortes/it tend dhe mos u bej mosperfilles per asnje nga ato probleme,
sepse nese nuk u jep rendesi ti, ai/ajo do te kerkoje dike tjeter ta degjoje, i cili mund ta keshilloje. Merr pjese ne gezimet dhe hidherimet e tij/saj, qofte edhe me nje fjale te
sinqerte.
-Martesa: Besimi është fillimi i saj, gëzimi është pjesë e saj dhe dashuria është zemra e saj.
-Kur te vije koha per te zgjedhur bashkeshorten/in shikojeni moralin dhe fene e personit ne
fjale.Imagjinojeni per nje moment se ai/ajo do te jete babai/nena e femijeve tuaj..
Pastaj vendosni nese ia vlen ta merrni per burre/grua kete njeri.
Nga zgjidhja e partnerit varet se cfare femijesh do te keni ne te ardhmen duke u bazuar ne hadithin e
profetit Muhamed a.s ku thote : FEMIJA EDUKOHET 20 VITE PARA LINDJES SE TIJ.
-Suksesi i madh i një martese të suksesshme, është t’i trajtosh të gjitha shkatërrimet si incidente dhe
asnjë prej incidenteve si shkatërrime!
-Suksesi në martesë është më shumë se të gjesh personin e duhur..
-Nëse çiftet në martesë do të bënin gjysmën e përpjekjeve që bëjnë kur i vinë njëri-tjetrit rrotull kur
njihen, do të habiteshin sa mirë do të shkonin punët.
-Një martesë e suksesshme do të thotë të biesh në dashuri shumë herë, dhe gjithmonë me të njëjtin
person.
-Prapa çdo burri të madh ndodhet një grua e madhe. Gruaja ose e ndërton, ose e shkatërron
burrin.
-Mashkulli ideal nuk eshte e thene te jete ai princi mbi kale te bardhe me shume pallate dhe miliona
dollare...Ai mund te kete edhe 2 monedha ne xhep, e rendesishmja eshte qe te doje vertet...
-Te shkollosh nje femer dmth te shkollosh nje shoqeri!
-Ofroj gruas tende argetim te mjaftueshem jasht shtepise si ne lloj nderrimi.
Kjo posacerisht mund te realizohet para se te lindin femijet.
-Frymezoje gruan tende me vetebesim.Mos lejo qe ajo te behet sateliti cilli sillet rreth teje dhe
sherbetore e cila kryen urdherat e tua.Jo! Trimërojeqe te jete personalitet i pavarur,se i ka qendrimet dhe vendimet e veta.Keshillohu me te per cdo gje dhe drejtoju me fjale te mira.Pranoje
mendimin e saj nese eshte ne te drejte dhe thuaja kete.Nese mendon se ti je ne te drejte,mundohu t ia shpjegosh ne menyre te bute.
-Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai
eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
Trendafili i fshehur
Një burrë po i shërbente me shumë përkushtim rrënjës së trëndafilit që kishte mbjellë ca ditë më parë.
E ujiste çdo ditë duke pritur çastin, kur gonxhja do të shperthente. Mirëpo një ditë u mërzit nga gjembat e shumtë e tha me vete: "Si mund të dalë një lule kaq e bukur nga një bimë e mbushur
plot me gjemba!"- dhe e la pas dore kujdesin ndaj saj, pikërisht pak para se ajo të çelte.
Kësisoj, rrënja e trëndafilit u tha.
Fatkeqësisht, kështu ndodh dhe me shumë njerëz. Brenda çdo shpirti ekziston një trëndafil, pavarësisht
fajeve dhe gabimeve. Por shumë nga ne shohin vetëm gjembat, të metat dhe nuk e vlerësojne natyrën e pastër që Zoti ka mbjellë në shpirtrat tanë. Kjo ndjenjë dëshpërimi dhe vlerësimi i ulët
për veten na bën që ta lëmë pa ujitur këtë mirësi, e cila pak e nga pak vdes brenda nesh.Pikërisht këtu njihet vlera e miqëve të vërtetë, të cilët, ndryshe nga ata që na duan të ligën, nuk na
lënë të merremi vetëm me gjembat, por na ndihmojnë të zbulojmë trëndafilin e fshehur brenda nesh.Kjo madje është dhurata më çmuar që mund t'i bësh dikujt.
-Moter e dashur:Mos u merr me punët e shtëpisë duke neglizhuar bashkëshortin tënd.
Të gjitha punët si: pastrimi, gatimi, sistemim duken atëherë kur ai kthehet nga puna i lodhur e i rraskapitur. Prandaj nuk të shikon vetëm se në kuzhinë, apo duke pastruar etj.
Kryeji të gjitha punët kryesore kur ai nuk ndodhet në shtëpi.
-Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le
te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
-Gruan duhet ta duam,ta edukojme,ta nderojme,por jo gjithehere ta degjojme!
-Gruaja mund ta duroje varferine,shemtine dhe jeten plot angazhime te burrit,mirepo ajo nuk mund ta
duroje sjelljen e keqe te tij.
-Gruaja e bukur te kenaq syrin.Gruaja e mirë te kenaq zemren .
E para është një stoli, e dyta një thesar!
-Gratë më të bereqetshme janë ato që kanë më pak shpenzime."
-Kur burri kthehet nga puna në shtëpi, i lodhur e me plot brenga, dhe gruaja e tij i shprehë mirëseardhje të ngrohët dhe e ngushëllon me fjalë të mira.
-Moter dhe vella i dashur:Mos kërko që bashkeshorti/ja jote përnjëherësh të pajiset me të gjitha
cilësitë e mira që ke dëshirë ti shikosh në të,sepse shumë rrallë ndodh që të gjitha cilësitë e mira të bashkohen në një person.
-Trajtoje gruan si princeshe ,nese deshiron te ndihesh si mbret!
-Burri me se shumti ka hak ndaj nenes se tij.Grua e devotshme eshte ajo e cila e shtyen te shoqin ne
respektim te prinderve te tij.
-Falënderoje gruan për të gjitha që ajo ka bërë për ty. Falënderoje atë prapë! Merre për shembull
darkën në shtëpinë tuaj.Ajo përgatitë ushqimin, e pastron shtëpinë, edhe shumë e shumë gjëra të tjera që ka për të bërë, dhe nganjëherë e vetmja mirënjohje të cilën ajo e merr nga ti është
‘ishte dashur të ketë më shumë kripë në supë’. Mos lejo që të ndodh kjo, por falënderoje atë!
-Një burrë që e rreh të shoqen, është burrë pa dinjitet dhe karakter. Tregon gruaja e Profetit a.s,
Aisheja:”I dërguari i Zotit kurrë nuk ka qëlluar ndonjë grua.”
Një bashkëshort që e ngacmon të shoqen se do të martohet për se dyti, duke dashur t’a shtojë xhelozinë
e saj, është i pamëshirshëm.
Një bashkëshort që sa herë ka probleme me të shoqen e kërcënon me divorc, është njeri pa
personalitet.
-Përdori emrat më të mirë për gruan tënde. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat
të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
-Ruaje pasurinë e bashkëshortit tënd e mos shpenzo vetëm se me lejen e tij, e mbasi të jesh e sigurt se
është i kënaqur nga ky shpenzim. Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “Nuk shpenzon gruaja gjë nga shtëpia e burrit të saj vetëm se me lejen e tij.
-Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devotshme,
dhe e sinqerte.
-Moter e dashur:punet e shtepise perfundoi para se te vije bashkeshorti yt!..pergaditja ushqimin e tij
te preferuar,qetesoji femijet, vishu bukur,rregullohu, dhe prite me buzeqeshje kur ai te kthehet ne shtepi.
-Vella i dashur: here pas here shfrytezo pauzat gjate orarit te punes qe ti besh zile apo dergosh
ndonje sms dashurie gruas tende sepse kjo e gezon ate dhe ia ben me dije se eshte e rendesishme per ty.Gjithashtu mos harro qe para se te kthehesh ne shtepi ti blesh ndonje
dhurate(ushqimin e saj te preferuar psh cokollate etj)
-Nëse sheh ndonjë gabim në veprimet apo punët e gruas tënde, provo të jesh i qetë dhe i heshtur dhe mos
e komento!! Kjo është njëra nga mënyrat apo rrugët qe i ka përdorur Profeti (savs) kur shihte diçka të papëlqyeshme te gratë e tij. Është një teknikë që disa nga muslimanët e kanë studiuar
dhe praktikuar me sukses.
“Trajtoni gratë me mirësi. Gruaja është krijuar nga një brinjë, dhe pjesa
sipërme e saj është më e lakuar. Nëse do të mundoheni ta drejtoni do ta thyeni. Dhe nëse e lini ashtu, ashtu do të mbetet. Pra trajtoni gratë me mirësi.
Princesha ime
Asnjehere nuk je ankuar
kur nuk kemi pasur...
Asnjehere nuk e ke nencmuar
edhe ate pak qe e kemi pasur .
Derisa te tjeret e kishin braktisur dhe qajtur,
ti asnjehere as lotin nuk e ke derdhur .
E ke kuptuar ate cka eshte shkruar caktim,
edhe prej saj se cka do te hamë.
Asnjehere nuk je ankuar
per ate se cka ke shtrire perpara meje...
Kur nuk kam pasur asgje te kam pasur ty...
Asnjehere nuk i ke simpatizuar
armiqte perreth teje.
Ti i je bindur fese tende ne Zotin tend
dhe me ate me ke percjellur mua.
Fshehtesite e mia,
nderi dhe feja ime kane qene te sigurta ne ty.
Menyra se si me ke shikuar me zjarr ne sy...
ka treguar se jam i vetmi per ty ...
E ke vjedhur zemren dhe ma ke fshehur larg .
Ti e di qe vendi yt eshte afer meje.
Te kam dashur kur me ke urdheruar
ne fshehtesiren e agjerimit vullnetar.
Duke te shikuar ty,
kam qeshur me vullnet te plote.
Zemra kurrsesi nuk mund te deshiron tjeter
derisa te shikoj se si e ushqen femijen tim,
si e vesh ate, si ia fshin hunden e vogel
dhe fytyren e sterpikuar.
Ti asnjehere nuk mund ta gjesh diamantin
ne duart e te varferve ne te njejten menyre
se si diamanti, femija yne meriton te
jete
i ruajtur ne doren tende.
Une te kam zgjedhur ty UMMU
Nene
me dije se fryti yne eshte i
sigurte me ty .
Asnjehere nuk do te
merzitem
per edukimin e femijeve
te mi.
~-~-~-~-~--~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~--~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-~-