Mos u gëzo shum kur..

Mos u gëzo shumë kur vrapojnë meshkujt pas teje, sepse
Ekonomia thotë:

▬ Kur ulet çmimi, rritet kërkesa! ▬

Don’t be a Muslimah that every guy wants,
Cheap items attract many buyers.

 

Figurë

 

Nëse…?!

Nese nuk mundesh te shikosh perpara teje
Sepse e kaluara e jote eshte e erret
Nese nuk mundesh te shikosh prapa teje
Sepse e shkuara e jotje eshte dhimbshme
Shiko lart ..

Do te gjesh Zotin tend i cili eshte i drejtuar nga ti ..
Buzeqeshu sepse atje eshte dikush i cili te don ..

Kujdeset per ty ..
Te mbron ..
Te ndegjon ..
Te ndihmon ..
Te sheh ..
E Ai eshte Allahu .. !

 

 

22 SHENJAT E MORALIT TË MIRË

1- Që njeriu të jetë i turpshëm.
2- Të mos jetë i padrejtë.
3- Të jetë përmirësues.
4- Të jetë i sinqert në fjalë.
5- Të mos flasë shumë.
6- Të jetë me punë të shumta.
7- Të mos gaboj shumë.
8- Të jetë bamirës.

9- Të jetë i durueshëm.
10- Të jetë falënderues.
11- Të jetë i kënaqur.
12- Të jetë i urtë.
13- Të jetë i shoqërueshëm.
14- Të jetë i ndershëm.
15- T’mos jetë mallkues.
16- Të mos jetë ofendues.
17- Të mos jetë bartës i fjalëve.
18- Të mos jetë gëshnjeshtar.
19- Të mos jetë koprrac.
20- Të mos jetë ziliqar.
21- Të mos jetë përgojues.
22- Të dojë dhe të urrejë vetëm për Allah.
 

SI ËSHTË PROJEKTI YT I DITËS

I/e nderuar!
Pyete veten tënde në këtë ditë (dhe çdo ditë tjetër që vjen): Cili është projekti yt i ditës?

Në vazhdim po ua sjellim disa shembuj (projekte), se si mund ta kesh një ditë e dobishme:
– Mëso përmendësh një sure (kaptinë) të Kur’anit apo disa ajete!
– Mëso komentin e një ajeti apo hadithi!
– Përgatit, prezanto apo dëgjo një ligjeratë!
– Publiko një ajet a

po hadith (në faqen tënde të rrjetit social¬)!
– Lexo një liber apo disa faqe nga libri!
– Shpërndaj akiden-besimin e pastër!
– Shpërndaje një fletushkë apo cd të dobishme!
– Jep ndonjë këshillë!
– Shkruaj një artikull apo përkthe!
– Sqaro një dyshim!
– Ndalo nga e keqja!
– Urdhëro për të mirë!
– Shoqëro një shok të vyeshëm!
– Përkrahe atë që thërret në të vërtetë!
– Dhuro sadaka qoftë edhe në sasi shumë të vogël!
– Ndihmo nevojtarin!
– Shpërndaje dhe ktheje selamin në rrugë!
– Fale namazin me xhemat dhe ruaje atë!
– Mëso injorantin!
– Lufto bidatin!
– Agjëro nafile (vullnetare)!
– Fale apo percille xhenazen e një të vdekuri!
– Veshmbathe një të varfur!
– Vizito një të sëmur!
– Vizito farefisin!
– Ndërto xhami apo ndihmo në një mënyre në ndërtimin e saj!
– Largo pengesat dhe mbeturinat nga rruga!
– Planifiko një projekt!
– Këshillo mekatarët!
– Paguaj borxhin e ndonjë muslimani që s’ka mundësi ta kthej!
– Ushqe të uriturin!
– Zgjoje të përgjumurin dhe dembelin me këshilla!
– Udhëzo dhe drejto të humburin!
– Shpërndaj dhurata!
– Buzëqesh para vëllaut musliman!
– Participo në një aktivitet!
– Respekto mysafirin!
– Nderoji dhe respektoji dijetarët!

Këto janë disa nga projektet që mund t’i bësh brenda një dite.
Allahu na ndihmoftë në punë të mira! AMIN!

 

 

MIRËSIA E RESPEKTIMIT TË PRINDËRVE

1- Është prej punëve më të mira tek Allahu.
2- Është shkak për faljen e mëkateve.
3- Është shkak për të hyrë në Xhenet.
4- Është shkak për shtimin e jetës.
5- Është shkak për shtimin e rrizkut.
6- Është shkak që edhe fëmijet e tu të të respektojnë.